Dedaj: PD drejtohet nga 2-3 persona dhe jo realisht nga Berisha

Gazetari Reldar Dedaj ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se Partia Demokratike nuk drejtohet nga Sali Berisha por nga 2-3 persona brenda dhe jashtë selisë blu.
Duke folur mbi lëvizjet e fundit në Partinë Demokratike, Dedaj tha se në Partinë Demokratike ka një mendim bolshevik dhe kjo forcë politike ka nevojë të hapet.
“Pamja që ka Partia Demokratike dhe me mënyrën se si sillen sot dhe ta them me garancinë më të madhe të dalë kushdo… Unë jam një njeri që kam sakrifikuar shumë, me aq sa mund të sakrifikoja shumë se të tjerët kanë lënë kokën. Nuk krahasohemi me ata, po aq sa mund të sakrifikoja unë në botëkuptimin tim, por nuk na lidh asgjë me ata. Ata përveçse kanë një mendim totalisht bolshevik, përveçse partia nuk drejtohet nga as edhe një grup”, u shpreh Dedaj.
Ai vuri në dukje se janë “2-3 persona që e drejtojnë partinë dhe nja 2-3 të tjerë jashtë partisë, që i imponohen me punësime, me gjithçka.”
“Janë 2-3 persona që e drejtojnë partinë dhe nja 2-3 të tjerë jashtë partisë, që i imponohen me punësime, me gjithçka, me retorikë, me mënyrën se si do të flasin, kushdo flasin; të gjithë dhe kjo është një fatkqeësi shumë e madhe për Partinë Demokratike”, tha Dedaj,
Gazetari Dedaj shtoi se “Partia Demokratike ka nevojë urgjente për një lëvizje, dhe duhet të jetë e qartë dhe një model krejt ndryshe. PD-ja ka shumë asete dhe duhet të krijohen kushtet që partia të hapet”.
“Nuk hapet partia me model bolshevik. Më kap tmerri me mënyrën se si funksionojnë ata. Kush po e drejton sot Partinë Demokratike është e tmerrshme, dhe jo Sali Berisha. Jeta e stafit të lartë të Partisë Demokratike dhe njerëzve që tërheqin fijet e interesave nuk ka lidhje fare me elektoratin janë shkëputur komplet”, shtoi ai.
/rtsh.al/