E Diel, 1 Nëntor 2026

PD emëron Xhemal Gjunshkin Këshilltar për Sigurinë Kombëtare

TIRANË, 1 dhjetor / ATSH/ Partia Demokratike njoftoi emërimin e Xhemal Gjunshkit në detyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare pranë Kryetarit të Partisë, Sali Berisha.

Përmes një njoftimi për shtyp, PD bën të ditur se, vendimi është marrë sot dhe bazohet në nenin 46 të Statutit të Partisë Demokratike.

“Emërimi hyn menjëherë në fuqi dhe vjen si pjesë e përpjekjeve për forcimin e strukturave dhe rritjen e kapaciteteve profesionale brenda partisë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Partisë Demokratike.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›