E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizjet në PD, Gjikondi: Frymë e re që duhej shfrytëzuar

Juristja dhe aktivistja Brisida Gjikondi ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke theksuar se lëvizjet e demokratëve po shqetësojnë më shumë personat e afërt të kryedemokratit Sali Berisha, sesa vetë atë.

E ftuar në emisionin “3D” në RTSH, Gjikondi u ndal te takimi i Ervin Salianjit me Ilir Alimehmeti  dhe më të votuarit e PD në qarqe, duke thënë se janë njerëzit që qëndrojnë poshtë Berishës ata që nuk janë të interesuar për një frymë të re në PD.

“Nuk besoj se është Berisha më shumë agresiv, sesa njerëzit që janë direkt poshtë tij, ata që e shtyjnë për këtë agresivitet. Berishën e shoh të lodhur. Nga 11 maji e deri më tani, ai nuk ka bërë një analizë për zgjedhjet, nuk ka marrë përgjegjësitë dhe e shtyn. Këtë ajër të ri që po fryn brenda PD-së, duhej ta shfrytëzonte. Është e papranueshme të kesh një mazhorancë të bjerrë dhe të jesh kaq apatik e i lodhur, pa e shfrytëzuar dhe pa frymëzuar njerëzit,” u shpreh Gjikondi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›