E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthimi në Shkodër, dyshime për atentat/ Humb jetën banori 67-vjeçar, shpërthim në katin e parë të pallatit

Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer  paneli i matësave të energjisë elektrike.

Si pasojë u dëmtua një banor i pallatit i identifikuar Hysni Ymeri, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë.  / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›