“Dëgjoni Ramën kundër Ramës”/ Bardhi publikon videon: Kryeministri tërhiqet nga premtimi për anëtarësimin në BE deri në 2030

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku përballen dy qëndrime të kryeministrit Edi Rama, duke evidentuar tërheqjen e tij nga premtimi për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Në videon e publikuar, Bardhi risjell një deklaratë të Ramës në mars 2025, pak para zgjedhjeve, ku kryeministri premtonte se shqiptarët do të përfitonin të drejta të plota si anëtarë të BE-së, përfshirë edhe të drejtën për të votuar dhe për t’u përfaqësuar në Parlamentin Europian.
“Me pasaportën e BE-së, çdo shqiptar dhe shqiptare do të fitojë të drejtën të votojë, edhe për Parlamentin Europian, gjithashtu. Ndërkohë që edhe Shqipëria do të jetë pjesë e zgjedhjeve europiane”, është deklarata e Ramës në mars 2025.
Ndërsa në një qëndrim të shprehur pak ditë më parë, Edi Rama mban një linjë të kundërt, duke u tërhequr nga ky premtim.
Sepse prioriteti i tij nuk është lufta kundër korrupsionit, por mbrojtja me votë e tij.
Nuk është pavarësia e drejtësisë, por kontrolli i sistemit.
Nuk është mirëqenia e shqiptarëve, por mbajtja e pushtetit me çdo kusht.
Dëgjoni Edi Ramën kundër Edi Ramës. Vetëm një vit diferencë.