AGJENDA/ Të shtunën, Rama mbledhje të zgjeruar me qeverinë dhe Grupin Parlamentar te “Pallati i Brigadave”

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën, më 28 Mars, në Pallatin e Brigadave, qeverinë dhe Grupin Parlamentar të PS.
Takimi do të nisë në orën 11:00 dhe sipas axhendës së hartuar, mbledhja do të nisë me fjalën e kreut të grupit parlamentar Taulant Balla.
Edhe vetë kryeministri Rama do t’i drejtohet anëtarëve të grupit ndërsa axhenda parashikon dhe raportime nga Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, institucion që drejtohet nga Lorena Goxhobelli dhe raportim nga Bashkëkryetari i Reformës Territoriale Arbjan Mazniku.
Për pyetjet dhe diskutimet e sipërshënuara, është caktuar një kohë prej 2 minutash për çdo folës.
Një sesion i këtij takimi i takon dhe prezantimit të Strategjisë së Komunikimit nga ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin Erjona Ismaili.
Takimi do të finalizohet me fjalën e kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Taulant Balla.
