E Diel, 1 Nëntor 2026

Demo takim me delegacionin e Venecias, në fokus forcimi i standardeve demokratike

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo priti sot në një takim delegacionin e Komisionit të Venecias të Këshillit të Europës.

Në një postim në rrjetet sociale Demo tha se gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e forcimit të standardeve demokratike, transparencës dhe llogaridhënies institucionale, si parime thelbësore për një qeverisje më të mirë në çdo nivel, përfshirë edhe pushtetin vendor.

“Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbetet i rëndësishëm për të çuar përpara reforma që i shërbejnë qytetarëve dhe institucioneve më të forta”, theksoi Demo.

Një delegacion i Komisionit të Venecias i Këshillit të Europës ndodhet në Tiranë, ku po zhvillon takime me drejtues të lartë të shtetit dhe me opozitën.

1 nga 3

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›