E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëmtohet Rei Manaj, dhimbje koke për Silvinjon

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj ka pësuar një dëmtim muskulor në pjesën e kofshës së majtë. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga klubi i lojtarit, Sivaspor, para ndeshjes në transfertë me Hatayspor të fituar me rezultatin 2-1.

Akoma nuk është bërë e ditur shkalla e dëmtimit, por lajm sigurisht që ka shkaktuar dhimbje koke për trajnern e kuqezinjve, Silvinjo duke ditur situatën e vështirë në repartin e avancuar në prag të ndeshjeve play off të Botërorit.

Krahas Manajt, edhe Broja e Daku kanë problemet e tyre me dëmtimet. Të tre sulmuesit ishin pjesë e kuqezinjve në ndeshjet e fundit, ndërkohë që ndeshja me Poloninë është dy javë larg dhe koha nuk premton. Mbetet për tu parë se cila është shkalla e dëmtimit, për të shpresuar në një rikuperim të sulmuesve në kohën e duhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›