E Hënë, 2 Nëntor 2026

Denaj: Po hartojmë Strategjinë Kombëtare të Bujqësisë Digjitale

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural zhvilloi sot takimin e dytë të Komitetit Drejtues të programit “Bujqësia Digjitale dhe Transformimi Rural (DART)”, të zhvilluar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë si Kombet e Bashkuara (UN), organizatat “FAO”, “ILO”, “ITU” si dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrinë e Financave.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj bëri të ditur se me asistencën e projektit, po përgatitet Strategjia Kombëtare e Bujqësisë Digjitale, si dhe ridizenjimi i Portalit të Fermerit drejt një sistemi të integruar të të dhënave, por edhe një vëmendje të shtuar ndaj aftësive digjitale për të rinjtë.

“Me këtë sistem të ri informatik për fermerin, synojmë të rrisim transparencën, të përmirësojmë efikasitetin e prodhimit, të ulim kostot dhe të sjellim inovacion në sektorin bujqësor”, shtoi ajo.

Denaj theksoi se “programi DART do të kombinojë këtë vit punën në terren me drejtoritë rajonale dhe fermerët për të arritur efektivitetin e synuar”.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›