E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përcaktohen organizatat sindakale dhe të punëdhënësve, pjesë e Këshillit Kombëtar të Punës

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Këshilli i Ministrave përcaktoi në mbledhjen e sotme organizatat sindakale dhe të punëdhënësve që janë pjesë e Këshillit Kombëtar të Punës.

Vendimi u mor me propozim të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Sipas listës së miratuar, organizatat e punëdhënësve dhe organizatat sindikale, anëtare të Këshillit Kombëtar të Punës, janë, si më poshtë:

Për organizatat e punëdhënësve:

  1. a) Bashkimi i Bizneseve Shqiptare (BIZNES ALBANIA): 1 anëtar, 1 kandidat;
  2. b) Shoqata Shqiptare e Bankave (SHSHB): 1 anëtar, 1 kandidat;
  3. c) Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë (SHNSH): 1 anëtar, 1 kandidat;

ç) Shoqata Shqiptare e Turizmit (SHSHT): 1 anëtar, 1 kandidat;

  1. d) Byroja Shqiptare e Sigurimeve (BSHS): 1 anëtar, 1 kandidat;
  2. dh) Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH): 1 anëtar, 1 kandidat;
  3. e) Bashkimi i Investitorëve dhe Industrialistëve Shqiptarë (BI&ISH): 1 anëtar, 1 kandidat;

ë) Shoqata “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” (SHBPSH): 1 anëtar, 1 kandidat;

  1. f) Shoqata Proexport Albania (SHPA): 1 anëtar,1 kandidat;
  2. g) Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave (SHBPB): 1 anëtar, 1 kandidat.

Për organizatat sindikale:

  1. a) Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH): 1 anëtar,1 kandidat;
  2. b) Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë (SPASH): 1 anëtar, 1 kandidat;
  3. c) Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Shqipërisë (SPMSH): 1 anëtar, 1 kandidat;

ç) Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Ndërtimit dhe Shërbimeve Publike të Shqipërisë (SPPNSHPSH): 1 anëtar,1 kandidat;

  1. d) Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH): 1 anëtar, 1 kandidat;
  2. dh) Federata e Sindikatave të Punonjësve të Shëndetësisë së Shqipërisë (FSPSHSH): 1 anëtar, 1 kandidat;
  3. e) Federata e Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë (FSAPSHCSH): 1 anëtar, 1 kandidat;

ë) Federata e Sindikatave të Punonjësve të Transportit dhe Telekomunikaciont të Shqipërisë (FSPTTSH): 1 anëtar, 1 kandidat;

  1. f) Sindikata e Punonjësve të Postë – Telekomit Shqiptar (SPPTSH): 1 anëtar, 1 kandidat;
  2. g) Sindikata Autonome e Ushqimit, Agrikulturës, Tregtisë dhe Turizmit të Shqipërisë (SAUATT): 1 anëtar, 1 kandidat.

Vendimi përcakton se emërimi i anëtarëve dhe i kandidatëve të Këshillit Kombëtar të Punës bëhet nga ministri përgjegjës për punën, sipas propozimeve të organizatave. Vendimi i mëparshëm i vitit 2022 shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›