E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetët e opozitës vijojnë takimet në Kongresin amerikan

TIRANE, 4 shkurt/ATSH/ Deputetë të opozitës po zhvillojnë një vizitë zyrtare në SHBA, ku janë takuar me kryetarin e nënkomisionit për Qeverisjen, kongresmenin Pete Sessions, dhe kongresmenin John R. Moolenaar.

Në këtë takim ishin të pranishëm kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, kryetarja e komisionit të të Drejtave të Njeriut Jorida Tabaku, deputetët Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Ivi Kaso.

Gjatë takimit deputetët e opozitës kanë theksuar nevojën e forcimit të partneritetit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, duhet të përqendrohet në reforma reale që rrisin sigurinë, demokracinë dhe qeverisjen e mirë. Partneriteti strategjik me ShBA-në duhet të forcohet në prioritetet e përbashkëta. Përkushtimi i ShBA për të vendosur në krye të agjendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një lajm i mirë për Shqipërinë”, thuhet në njoftimin për shtyp të PD-së.

1 nga 2

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›