Dështon për herë të 25-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

PRISHTINË, 2 qershor/ATSH/ Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e 25-të. Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit nuk mori përsëri mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 4 qershor në orën 11:00.
Pro votimit të Komisionit për votim të fshehtë të kryekuvendarit votuan 51 deputetë, një votë kundër dhe asnjë abstenim.
Në seancë ishin të pranishëm 104 deputetë.
Konstituimi i Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.
Partitë që deri më tash ishin në opozitë po kërkojnë tjetër kandidat, pasi sipas tyre, Albulena Haxhiu është emër i papranueshëm. /Kosovapress/