E Martë, 3 Nëntor 2026

Detaje/ Vrasja në Vlorë, 58-vjeçari u qëllua me tre plumba

VLORË– Një 58-vjeçar i identifikuar si Renato Hoxhaj u gjet i vrarë mëngjesin e së dielës në ambientet e një objekti në qytetin e Vlorës, i cili ishte në ndërtim e sipër.

Ai punonte roje në këtë objekt, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e krimit.

Burime nga policia konfirmojnë se viktima është qëlluar me tre plumba, dy ne kokë dhe një në gjoks.

Viktima nuk njihej si person problematik në zonë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›