E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Posaçme dënon me 4 vite burg Florenc Çapjan

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 6 vite burg Florenc Çapjan për veprën penale të sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i është reduktuar në 4 vite heqje lirie.

Çapja, u ekstradua nga Dubai më datë 2 maj të këtij viti. Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale “sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, në dëm të Sokol Sanxhaktari. Ky i fundit është dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini.

Në të njëjtën kohë, ai është dënuar me burg të përjetshëm si një nga porositësit e vrasjeve së Gentian e Nezir Beqirit në 2012-ën në Elbasan. Çapja ka mohuar të ketë urdhëruar vrasjen e babë e bir.

Çapja është gjithashtu në hetim për vrasjen e ish-oficerit, Fadil Mema. Kjo çështje sakaq, u kthye për shqyrtim me vendim të Gjykatës së Lartë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›