Detaje nga mbledhja e PS/ Çfarë u kërkoi Rama bashkive për legalizimet

Që prej orës 11:00 të kësaj të shtune, socialistët janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve, ku po zhvillojnë një mbledhje të zgjeruar me qeverinë dhe grupin parlamentar socialist.
LEXO EDHE: VIDEO/ Ç’po ndodh në mbledhjen me dyer të mbyllura të Ramës me ministrat dhe grupin e PS-së
Prej më shumë se dy orësh po vijojnë diskutimet në grupin parlamentar lidhur me punën e Kadastrës.
Pas raportimit të drejtoreshës së këtij institucioni, mësohet se deputetët, sipas qarqeve, kanë ngritur pyetje dhe shqetësime për çështje që lidhen me regjistrimin e tokave bujqësore dhe përmbylljen e hartave digjitale.
Sipas burimeve, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga bashkitë hartimin e një plani të qartë për procesin e legalizimeve.
LEXO EDHE: “Punët për Shqipërinë”/ Mbledhja me dyer të mbyllura e Ramës, zbardhet nisma e re e socialistëve