E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunoi babanë dhe vëllanë dhe u arratis, arrestohet pas 3 muajsh i riu në Bulqizë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë ekzekutuan urdhërin e Prokurorisë Dibër për ndalimin e shtetasit A.G., 35 vjeç, banues në Bulqizë.

Më 3 janar 2026, në banesën e tij, ai ushtronte dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait të tij pas një konflikti për motive të dobëta.

Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”. Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›