E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunoi nënën, arrestohet i riu, 350 denoncime vetëm këtë vit në Shkodër nga gratë e vajzat

Një 34-vjeçar u arrestua në 24 orët e fundit nga policia e Shkodrës, pasi ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës së tij.
Një rast ky i përsëritur, sipas policisë vendore që kreu arrestimin e 34-vjeçarit në fshatin Bleran.

Fatkeqësisht, rastet e dhunës kanë shënuar rritje këtë vit dhe, sipas të dhënave zyrtare, 124 gra i janë drejtuar organeve ligjzbatuese apo organizatave që merren me trajtimin e këtij fenomeni në Shkodër. Në total, me rastet e përsëritura, shifra e denoncimeve arrin në 350.

Faktorët që ndikojnë në rritjen e dhunës në familje janë të shumtë dhe kërkojnë vëmendje të vazhdueshme nga institucionet dhe komuniteti.

Ndërsa shënohen 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, thirrja që u bëhet grave e vajzave është që të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›