E Hënë, 2 Nëntor 2026

Digjet gjatë natës një makinë luksoze në Pogradec, policia nis hetimet

Në Pogradec, në lagjen Nr. 1, gjatë orëve të para të mëngjesit është djegur një automjet pranë Kapri Center.

Sipas informacionit paraprak, makina është përfshirë nga flakët rreth orës 02:50. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe izolimin e zonës për të parandaluar përhapjen e flakëve në objekte të tjera pranë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për zjarr aksidental apo të qëllimshëm, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 26.02.2026, rreth orës 03:50, në lagjen nr.1, Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit E. M., i cili ka qenë i parkuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›