E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo City fiton Superkupën e Shqipërisë

TIRANË, 28 dhjetor /ATSH/ Dinamo City është fituese e Superkupës së Shqipërisë në futboll.

Në finalen e luajtur sonte në “Air Albania” fituesit e Kupës kanë fituar përballë kampionëve në fuqi të Egnatias me rezultatin 3-1.

Golin e parë të takimit e shënoi Egnatia në minutën e 9-të me Ruçin. Me këtë gol u mbyll pjesa e parë.

Me fillimin e pjesës së dytë, skuadra dinamovite e shtoi presionin dhe në minutën e 54-t pas një aksioni të shpejtë dhe një gjuajtjeje në hyrje të zonës së rreptësisë rrogozhinase barazon rezultatin me anë të Bregut. Katër minuta më pas Dinamo gjen edhe golin e dytë me Nanin në minutën e 59-të.

Qefalia vulosi fitoren me golin e tretë të shënuar në minutën e pestë shtesë me penallti.

Dinamos i mungonte ky trofe që nga viti 2008, nërse Egnatia synonte ta fitonte për herë të dytë radhazi këtë trofe.

FORMACIONET ZYRTARE

Egnatia: Dajsinani; Ndreca, Xhemajli, Sota, Fangaj; Aleksi, Fernando, Ruçi, Albanese, Bakajoko, Selmani

Trajner: Edlir Tetova

Dinamo: Teqja; Neziri, Teikseira, Dita, Maliqi, Karamba, Qefalija, Bregu, Nani, Guindo, B. Berisha

Trajner: Ilir Daja

Superkupa e Shqipërisë, Egnatia-Dinamo City; Fotot: Andrin Hoxha 1 nga 6

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›