Dinamo e Vllaznia, “paqe” në gjysmëfinalen e parë të Kupës

Dinamo e Vllaznia kanë dhuruar një barazim 1-1 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH2.
Në ndeshjen e luajtur në “Air Albania”, VAR ishte protagonist ku fillimisht anuloi një 11-metërsh të dhënë nga gjyqtari Andi Koçi në favor të Vllaznisë.
Më pas kuqeblutë kaluan në avantazh me anë të Bismark, i shërbyer nga Dodaj për të mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0.
Në fillimin e pjesës së dytë, Dinamo fiton një 11-metërsh, i cili u ekzekutua nga Bregu, por portieri i shkodranëve, Jukaj u tregua i pakalueshëm.
Në fundin e takimit, Gurishta u largua me karton të kuq pas rishikimit me VAR pas një ndërhyrja ndaj Nezirit, ndërsa në frymën e fundit u akordua një 11-metërsh, po me ndërhyrjen e VAR, që u kthye në gol nga Bregu për një rezultat përfundimtar 1-1 të kësaj sfide.
Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Loro Boriçi” për të përcaktuar skuadrën që do të shkojë në finale.