E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Diplomohen 799 studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Në Fakultetin e Shkencave Sociale u zhvillua ceremonia e diplomimit të 799 studentëve në të dy ciklet e studimit, Bachelor, Master i Shkencave dhe Master Profesional.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha i pranishëm në ceremoninë e diplomimit tha se “profesionistët që dalin nga auditorët e këtij fakulteti kanë një rol të rëndësishëm në përparimin e shoqërisë shqiptare”.

“Ata do të punojnë në shkolla dhe institucione, në kompani private apo studio këshillimi, për ti shërbyer shëndoshjes morale dhe psikologjike të individëve dhe shoqërisë në tërësi”, theksoi Hoxha.

Diplomimi i studentëve është mbyllja e një kapitulli mjaft të rëndësishëm e studentëve në aspektin e formimit të tyre akademik dhe fillimi i një rruge tjetër, drejt realizimit të ëndrrave dhe qëllimeve.

1 nga 12

/k.s/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›