E Enjte, 5 Nëntor 2026

KLGJ miraton listën e 12 kandidatëve që do të ndjekin Shkollën e Magjistraturës

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar sot Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën ka shqyrtuar disa çështje.

Këshilli vendosi për një ndryshim “Për miratimin e listës së gjyqtarëve kandidatë për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025”.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi miratimin e programit të vlerësimit etik dhe profesional për vitin 2025.

Po ashtu në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi të miratojë kualifikimin për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2024-2025, të kandidatëve:
• z. Erdion Maçolli
• znj. Helga Baruti
• znj. Artemida Hoxhaj
• znj. Besiana Kalari
• z. Ergys Ballaj
• z. Ernaldo Abazi
• znj. Hygerta Hysaj
• znj.Viviana Çupi
• znj. Sara Beko
• znj. Landa Mehmeti
• z. Ilberjan Durmishi
• z. Gjergj Mati

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›