E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Udhëheqësit e Partisë Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve kanë pranuar hapur përmasën e disfatës në zgjedhjet e mesmandatit, duke e përshkruar rezultatin e tyre si tejet negativ dhe jashtë parashikimeve.

Përfaqësuesi Steve Scalise, përmes një letre të dërguar kolegëve të tij për të kërkuar mbështetjen për t’u zgjedhur në krye të pakicës republikane, e cilësoi momentin aktual si një sfidë të madhe.

“Kjo është padyshim një kohë sfiduese”, shkroi Scalise, duke theksuar se bilanci zgjedhor ishte “shumë më i keq nga sa prisnim të gjithë”.

Ai u kërkoi republikanëve të jenë të ndershëm mbi shkaqet e humbjes, duke nënvizuar se “rreziqet s’mund të ishin më të larta”.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi Jim Jordan, po ashtu pretendent për të marrë drejtimin e grupit parlamentar, e cilësoi ditën e zgjedhjeve si një “ditë tronditëse”, duke deklaruar se republikanët “duhet të mësojnë” nga ky rezultat i papritur.

Të dy politikanët po përgatiten për një betejë të ashpër politike për marrjen e udhëheqjes së Partisë Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, një garë që hapet zyrtarisht pas vendimit të Kryetarit të deritanishëm, Mike Johnson, për të dhënë dorëheqjen nga funksionet e tij drejtuese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›