E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

U zgjodh senator, El-Sayed: Nuk e kisha kuptuar se do të më bënin protagonist të zgjedhjeve të mesit të mandatit

Senatori mysliman i Michiganit, Abdul El-Sayed, ka reaguar ndaj komenteve të bëra ndaj tij nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe zëvendëspresidenti JD Vance gjatë fushatës për zgjedhjet e mesit të mandatit, duke theksuar se nuk e kishte imagjinuar se do të kthehej në një nga personazhet kryesore të këtyre zgjedhjeve.

“Unë nuk e kisha kuptuar se do të më bënin protagonist të zgjedhjeve të mesit të mandatit”, u shpreh El-Sayed.

Ai theksoi se kandidimi i tij nuk kishte të bënte me përplasjet politike, por me dëshirën për t’i shërbyer shtetit të Michiganit.

“Unë nuk kandidova për këtë arsye, por sepse dua t’i shërbej këtij shteti të mrekullueshëm, ashtu siç kam shërbyer në role të ndryshme në fushën e shëndetit publik”, deklaroi ai.

Reklamë

Më tej, senatori i zgjedhur akuzoi Trump dhe Vance se zhvilluan një fushatë negative dhe u përpoqën qëllimisht të krijonin përçarje mes qytetarëve.

“Ata zhvilluan një fushatë elektorale shumë të shëmtuar dhe u përpoqën qëllimisht të na përçanin”, theksoi ai, duke shtuar se reagimi i banorëve të Michiganit tregoi se sa të bashkuar mund të jenë në të vërtetë.

“Ne e refuzojmë këtë lloj përçarjeje. Ne besojmë në një politikë që na jep kontrollin mbi jetën tonë dhe duam të jemi në gjendje të paguajmë karburantin dhe ushqimet. Në të vërtetë, nuk është edhe aq e vështirë”, përfundoi El-Sayed.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›