Dita Botërore e Mjedisit, BE mbështetje Shqipërisë në mbrojtjen e burimeve ujore

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Në Ditën Botërore të Mjedisit, një grup përfaqësuesish nga Bashkimi Evropian u mblodhën në Shkodër për të nxjerrë në pah një nga burimet më të çmuara dhe të kërcënuara siç janë lumenjtë.
Sipas njoftimit të BE-së, përmes projektit “Eu4Rivers” të financuar nga BE-ja, Bashkimi Evropian po mbështet Shqipërinë në mbrojtjen e burimeve ujore, përmirësimin e monitorimit dhe rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor.
Aktivitetet përfshinin marrjen e mostrave të ujit në lumin Buna dhe Liqenin e Shkodrës, duke përdorur pajisje profesionale monitorimi.
“Studentë nga Universiteti i Shkodrës ndanë idetë e tyre mbi menaxhimin e qëndrueshëm të ujit. Të rinjtë dhe OJQ-të u bashkuan në sesione interaktive mbi ndotjen, mbetjet plastike dhe përpjekjet ndërkufitare mjedisore”, thuhet në njoftimin e BE-së.
Lumenjtë e pastër nënkuptojnë një mjedis më të shëndetshëm për ne dhe brezat që do të vijnë. BE bën sërish thirrje përe t’i mbrojtur ato!
Përfaqësuesit e projektit të BE-së duke marrë mostrat e ujit në lumin Buna dhe Liqenin e Shkodr... 1 nga 6/a.f/