GAZË – Të paktën 22 të vdekur në sulmet ajrore izraelite

TEL AVIV, 7 qershor /ATSH-DPA/- Burimet mjekësore dhe mediat palestineze kanë raportuar vdekje të tjera si rezultat i sulmeve të intensifikuara izraelite në Rripin e Gazës.
Sipas burimeve mjekësore, të paktën 22 persona u vranë në zonën bregdetare gjatë natës. Dhjetëra persona të tjerë u plagosën.
Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi vdekje në zonat përreth qyteteve jugore të Khan Younis dhe Rafah, si dhe në qytetin e Gazës.
Fillimisht nuk pati informacion nga ushtria izraelite.
Tre javë më parë, ushtria izraelite nisi një ofensivë të re të madhe në rripin bregdetar, i cili është shkatërruar nga më shumë se një vit e gjysmë lufte.
Shumë vdekje raportohen çdo ditë.
Qëllimi i deklaruar i Izraelit është të shkatërrojë plotësisht Hamasin dhe të lirojë pengjet që mbahen ende në Gazë. Veprimet e Izraelit janë kritikuar ndërkombëtarisht. //a.i/