Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

TIRANE, 28 prill/ATSH/ Sot është Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Kjo ditë ka për qëllim ndërgjegjësimin për parandalimin e aksidenteve dhe sëmundjeve në punë, dhe synon të përqendrojë vëmendjen në tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Në këtë ditë, ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, apeloi për zbatimin e rregullave.
“Një ditë për të promovuar parandalimin e aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale në mbarë botën”, u shpreh Gonxhja.
Në këtë kuadër, Inspektorati Shtetëror i Punës po zhvillon një fushatë ndërgjegjësimi, me qëllim për të përqendruar vëmendjen mbi zhvillimet dhe sfidat në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, me fokus të veçantë tek aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale.
“Siguria dhe shëndeti në punë është e drejtë, përgjegjësi dhe prioritet për të gjithë”, tha Gonxhja.
1 nga 4/r.e/a.f/