E Martë, 3 Nëntor 2026

Dita Evropiane e Parqeve, Kumbaro ndan pamje nga zonat e mbrojtura

TIRANË, 24 maj /ATSH/ 24 maji shënon Ditën Evropiane të Parqeve.

Me rastin e kësaj dite Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ndau në rrjetet sociale një video nga parqet tona kombëtare e natyrore, zona të mbrojtura ku natyra ofron të gjitha përmasat më magjike të saj.

24 maji është një ditë qe kremton Zonat e Mbrojtura në të gjithë Evropën, që u lançua në vitin 1999 nga Federata Europarc për të vënë theksin tek Zonat e Mbrojtura Evropiane.

Dita Evropiane e Parqeve i ka fillesat e saj nga krijimin e parqeve të para kombëtare në Evropë, që fillimisht ishin nëntë të tillë, të krijuar në Suedi në 1909.

Zonat e mbrojtura në vendin tonë datojnë në vitin 1940 me shpalljen dhe krijimin e rezervatit të parë shtetëror të gjuetisë (Kune-Vain-Tale) në Lezhë dhe në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit në Berat.

Krijimi i një parku kombëtar është një mënyrë për të ruajtur trashëgiminë tonë të përbashkët natyrore dhe kulturore.

Disa nga parqet kombëtare të Shqipërisë janë: Parku Kombëtar i Dajtit: Parku Natyror i Dajtit, Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës”, Parku Kombëtar “Thethi”, Parku Kombëtar i Lurës, Parku Kombëtar “Mali i Tomorit”, Parku Kombëtar “Divjakë-Karavasta”, Parku Kombëtar “Llogora”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›