E Martë, 3 Nëntor 2026

Kumbaro: Bujtina Perlat Çunaj, shembull që duhet ndjekur nga të tjerë në Gjirokastër

TIRANË, 24 maj /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi një vizitë në “Bujtina Perlat” në Gjirokastër, e cila ka hapur dyert si një folezë e re mikpritjeje për turistët vendas dhe ata të huaj.

Kumbaroi thekson se kjo bujtinë e krijuar nga Perlat Çunaj, jo vetëm ka transformuar shtëpinë familjare në bujtinë, por ka zgjeruar edhe hartën e përvojave turistike.

Sipas ministres Kumbaro, kjo bujtinë mund të jetë një shembull që duhet ndjekur nga të tjerë në këtë zonë të Gjirokastrës dhe fshatrave përreth të cilët prodhimet, shtëpitë, traditat e vlerat e tyre po i vendosin gjithnjë e më tepër në shërbim të turizmit.

“Me këmbë të mbarë bujtina e re Perlat, dhe sa më shpejt vëri edhe një emër që turistët ta gjejnë më kollaj”, u shpreh Kumbaro.

/i.e/ /a.g/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›