E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve të Huaja, aktivitetet synojnë promovimin e diversitetit gjuhësor

Sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve të huaja, ku nxënësit janë përfshirë në aktivitete të ndryshme kulturore dhe mësimore.

Mësuesja e gjuhës angleze në shkollën “Riza Spahiu” theksoi se kjo ditë është një moment i rëndësishëm për të nxitur nxënësit drejt përvetësimit të gjuhëve të huaja, duke e konsideruar një aftësi të domosdoshme për të ardhmen e tyre.

“Në kuadër të Ditës Europiane të Gjuhëve të Huaja, nën kujdesin e mësuesve të gjuhëve të huaja të shkollës “Riza Spahia”, organizohet veprimtaria e cila zë vend me veprimtari të ndryshme artistike, si dialogë, kërcim, muzikë. Ky aktivitet është shumë i rëndësishëm pasi promovon shumë kultura. Shumëgjuhësia është një temë që duhet të trajtohet jo vetëm nëpër shkolla, por edhe në emisione televizive. Më shumë emisione ku të promovohet shumëgjuhësia”, u shpreh mësuesja Trëndelina Omuri.   

Aktivitetet e zhvilluara synuan jo vetëm promovimin e diversitetit gjuhësor, por edhe ndërgjegjësimin për rolin që kanë gjuhët në komunikim dhe bashkëpunim ndërkulturor.

Gazetare: Irda Bajraktari

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›