E Martë, 3 Nëntor 2026

TEL AVIV – Ushtria izraelite këshillon iranianët e shqetësuar të kontaktojnë Mossad-in

TEL AVIV/TEHERAN, 18 qershor /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite tha sot se ka marrë shumë mesazhe nga iranianë të shqetësuar dhe ka rekomanduar që njerëzit të kontaktojnë shërbimin e huaj sekret izraelit, Mossad.

“Ndoshta do të gjeni një mënyrë të re për të përmirësuar situatën tuaj atje”, thuhej në një deklaratë të botuar në persisht në platformën X.

Ushtria izraelite siguroi një lidhje për faqen e internetit të Mossad-it.

Ushtria izraelite tha se e kupton situatën e vështirë të njerëzve në Iran.

Në ditët e fundit, ushtria izraelite ka marrë shumë mesazhe nga njerëz të shqetësuar për të ardhmen e pasigurt të vendit të tyre.

“Edhe anëtarët e agjencive të sigurisë së qeverisë iraniane kanë shprehur frikën, dëshpërimin dhe zemërimin e tyre për ngjarjet në Iran dhe i kanë kërkuar ushtrisë të kontaktojë autoritetet izraelite për të parandaluar që Irani të përballet me të njëjtin fat si Libani dhe Gaza”, tha ajo.

Megjithatë, ushtria deklaroi se nuk është përgjegjëse për kërkesa të tilla.
Ushtria gjithashtu këshilloi njerëzit të përdorin rrjete private virtuale (VPN) kur kontaktojnë autoritetet izraelite.

VPN mund ta bëjë të duket sikur një përdorues është në një vend tjetër.
Megjithatë, këto shërbime tunelimi aktualisht nuk po funksionojnë veçanërisht mirë në Iran.

The “Times of Israel” e përshkroi deklaratën e ushtrisë si “të pazakontë”./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›