Dita e genocidit, brenga çame ndalet në Qafë-Botë
SARANDË- Në vijën e kufirit ndalet pelegrinazhi i përvitshëm i çamëve, që përkujtojnë genocidin e 27 qershorit. Qafë-Bota kish humbur dje, mes atij vargani të pafund autobusësh, makinash e këmbësorësh, që e “pushtuan“ për disa orë . Flamujt kombëtarë, amerikanëdhe parullat me kërkesat e të tubuarve ishin “dekori” Qafë-Botës . Në tubimin e organizuar me këtë rast nga Shoqata Politiko- Atdhetare “Çamëria “ dhe kryesia e PDI-së , folën drejtuesit lokalë të këtyrë organizmave,Nuredin Capari kryetar i degës së shoqatës së Sarandës. Nën thirrjet e të pranishmëve, kreu i PDI-së, Tahir Muhedinivlerësoi qëllimin e këtij manifestimi madhështor në kujtim të genocidit të ushtruar nga shovinizmi grek, falenderoi pjesëmarrësit e të gjitha moshave, nga fëmijët tek 80- vjeçarët si dhe kulturën dhe rregullin me të cilën u përcollën veprimtaritë . “ Ky tubim le t’i shërbejë si reflektim pozitiv dy qeverive , shqiptare dhe greke”. Çamët e mbledhur atje nga të gjitha rrethet e vendit, të lidhur dorë për dore shkuan për t’u përulur me respekt për “tokën e ndaluar” që ndodhet pasKodrës së Mavromatit, pika ku ndahet kufiri shtetëror . Mbi dy gurë të sjellë nga Paramidhia e Çamëria u vendosën lule, kurora dhe u ndezën qirinj.
Të ardhur nga të gjitha rrethetku banojnë sot çamët u mblodhën në qytetin e Sarandës për të përkujtuar 27 qershorin “ Ditën e genocidit”. Tubimi u organizua në Stadiumin e Lojërave me dorë, në formën e Festivalit të Dytë të Këngës dhe Valles për Çamërinë, me praninëe më shumë se 2500 pjesëmarrësve. Të ardhurit nga Vlora, Fieri, Tirana, Durrësi, Shijaku, Shkozeti, Rrogozhinaetj bujtën në hotelet që kishin hapur dyert falas për miqtë . Kryefjala e takimeve mes njëri- tjetri në këtë atmosferë shumë emocionuese ishtezgjidhja e problemit të Çamërisë në rrugë sa më demokratike, paqësore dhe e mbështetur në konventat ndërkombëtare.
Pas Luftës së Parë Botërore, qeveritë e ndryshme greke shpërngulën me forcë me mijëra banorë të krahinës së Çamërisë nga trojet e tyre etnike, me pretekstin e besimit musliman . Në fund të Luftes së Dytë Botërore, e njëjta politikë e ndjekur çoi në një genocid tragjik, duke zbrazur pothuajse territorin e krahinës së Çamërisë nga popullsia shqiptare. Forcat greke, të prirë nga gjenerali famëkeq Zerva, me mjetet më të llahtarshme të dhunësdetyruan rreth 250 000 shqiptarë të lënë trojet e të parëve të tyre për t’i shpëtuar vrasjeve, therjeve, gjymtimeve, djegieve dhe raprezaljeve të ndërmarra ndaj tyre . Në këtë kasaphanë pati rreth 6000 të masakruar, pa llogaritur këtu dëmet e pamata materiale. Të shpërngulurit me forcë gjetën strehë tek vëllezërit e tyre në Shqipëri. Ata u vendosën në zonën e Fierit, Vlorës, Durrësit , Rrogozhinës, Elbasanit, Tiranës, Beratit. Përtej kufirit mbetën tokat dhe shtëpitë, mbeti shpirti i të gjithë çamëve të djeshëm e të sotëm.
HISTORI
Rrëfime për brengën çame
SARANDË- “ Napolon Zerva , më 27 qershor me forca të shumta rrethoi shtëpinë e Sali Hafuzit, gjyshit të Tahir Muhedinit dhee theri atë dhe gjithë pjesëtarët e familjes. Ishin 12 të masakruar vetëm nga kjo familje, duke mos e ndalur masakrën në gjithë popullsinë came ”-rrëfen Nuredin Capari, kryetari i shoqërisë “Çamëria” për Sarandën. Kjo është një nga historitë e tmerrshme, të ndodhura asokohe.Një i moshuar ndërhyn në bisedë me buzën që i dridhet. “Në vitin 1945, në fshatin Vana vraue preu me dhjetëra e qindra vetë, duke i rrethuar si në vathë. Kam parë me sytë e mi se si vdisnin njerëzit nga uria, epidemitë e mungesa e ujit”,-tregon ai. Në të njëjtin vend takojmë një familje të tërë, të ardhur nga Tirana.“Kam ardhur në këtë kuvend së bashku me 8 pjesëtarë të familjes sime. Ka këtu që kanë ardhur jo vetëm me familjen, por me fise . Jam i moshuar dhe nuk e di nëse do të arrij në zgjidhjen përfundimtare të brengës tonë. Isha 9- vjeç në qershortë 1944 . Kam përjetuar me zemër të ngrirë gjithë atë kohë .Kam parë nënën të më varet tek pema në oborrin e shtëpisë nga ushtarët e Zervës “-thotë ai.