Si shkaktohet sëmundja e antraksit
VIRUSI
BURREL- Antraksi është një sëmundje e rrezikshme, që shfaqet tek kafshët e ndryshme dhe transmetohet tek njerëzit, duke paraqitur rrezik të lartë për jetën e tyre. E keqja qëndron në faktin se edhe pse është një zonë kaq e rrezikuar nga kjo sëmundje dhe me një shtrirje shumë të madhe me 80 fshatra, në qytetin e Burrelit nuk ka as laboratorë për të bërë analiza të tilla, pasi prej katër vitesh ky laborator është zhvendosur në Peshkopi pranë drejtorisë rajonale të bujqësisë të qarkut Dibër, duke e vështirësuar kryerjen e analizave dhe mbajtjen e gjendjes nën observacion të vazhdueshëm pikërisht në një zonë si e Matit me kaq probleme të kësaj sëmundje të rrezikshme.