Dita e katërt e protestës për Zvërnecin, protestuesit vendosen përpara Kryeministrisë

Ka vijuar për të katërtën ditë protesta për çështjen e Zvërnecit, ku kërkohet anulimi i projektit, pasi protestuesit shprehin shqetësim për ndikimin që ai mund të ketë në mjedis dhe në pasuritë natyrore të zonës.
Për shkak edhe të ndeshjes miqësore Shqipëri- Izrael, policia kishte krijuar një kordon sigurie, duke lejuar fillimisht që protestuesit të afrohen deri te ura në Bulevardi Dëshmorët e Kombit. Megjithatë, protestuesit kanë çarë kordonin në përpjekje për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.
Ka pasur një moment që ka ndërhyrë policia duke përdorur ujë me presion për të shpërndarë turmën. Por më pas protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe tashmë janë vendosur përpara kryeministrisë.
/rtsh.al/