Shqipëri-Izrael, formacioni zyrtar i kuqezinjve

Është publikuar formacioni zyrtar i kombëtares shqiptare për miqësoren kundër Izraelit, që do të luhet sot në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.
Trajneri Maran nuk ka bërë shumë ndryshime në formacion, krahasuar me paraardhësin e tij Silvinjo.
Në mungesë të Strakoshës, porta i është besuar Sherrit. Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj do të luajnë në mbrojtje.
Ramadani, Asllani dhe Laçi në mesfushë, ndërsa Hoxha, Mehmeti dhe Broja do të jenë titullarë në sulm.