E Martë, 3 Nëntor 2026

“Ditët Naimiane” në Përmet, poezia e Dritëro Agollit “zbret” në qytetin e luleve

Në kuadër të aktiviteteve “Ditët Naimiane” në qytetin e Përmetit nuk kishte si të mungonte krijimtaria e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli.

Mbrëmjen e së mërkurës erdhi në kinemanë e këtij qyteti një spektakël poetik “Dashuria për tokën dhe jetën”.  Në interpretimet ishin të përfshirë jo vetëm të rinjtë e këtij qyteti por edhe ata që janë rritur me krijimtarinë e shkrimtarit. 

“Poezia e Dritëro Agollit është kaq emocionale dhe reale sa të përfshin” u shpreh Liazer Thanasi i cili interpretoi pjesë nga krijimtaria e Agollit.

“Krijimtaria e klasikut të letërsisë shqipe Dritëro Agolli mbetet gjithmonë e dashur për lexuesit dhe kjo u vërtetua edhe në këtë aktivitet” u shpreh Prefekti i qarkut të Gjirokastrës Odise Kote. 

Qershia mbi tortë e këtij aktiviteti ishte edhe grupi i valltarëve të Devollit të cilët rrëmbyen duartrokitjet e zjarrta të spektatorëve.

 Gazetare: Leonida Kociu

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›