“Do e rishqyrtojmë marrëdhënien”/ NATO i përgjigjet Trump: Nuk jemi të panjohur me provokimet e presidentit amerikan

Tensionet mes Uashingtonit dhe NATO-s janë rritur ndjeshëm, me paralajmërimin e presidentit Donald Trump që deklaroi: “Në fund të konfliktit, do të na duhet të rishqyrtojmë marrëdhënien”.
Burime të NATO, të intervistuar nga ANSA, theksojnë se, Aleanca ka adoptuar një qëndrim paralajmërues me parullën “Qetësohuni”.
Sipas tyre, Presidenti amerikan Donald Trump nuk është i panjohur me ato që konsiderohen “provokime”, dhe gjatë muajve të fundit aleanca ka treguar një lloj tolerancë ndaj deklaratave të forta.
NATO synon të vlerësojë faktet, ndërsa si publiku amerikan, ashtu edhe Kongresi mbeten fuqimisht pro aleancës transatlantike.
Ndërkohë, Alice Rufo, ministre e deleguar për ushtrinë në Francë, ka folur mbi vështirësitë që aleanca e NATO-s mund të haste në një ndërhyrje ushtarake në Hormuz.
“Më lejoni t’ju kujtoj se çfarë është NATO. Është një aleancë ushtarake e përqendruar në sigurinë e rajonit euro-atlantik. Nuk është krijuar për të kryer operacione në Gjirin e Hormuzit, gjë që do të përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare,” tha Rufo në Paris.
Më herët, Trump i ka quajtur aleatët e NATO-s “frikacakë” pas refuzimit të tyre për t’iu bashkuar operacioneve ushtarake në Ngushticën e Hormuzit.