E Diel, 1 Nëntor 2026

PAMJET nga rrëmbimi i gazetares amerikane në Bagdad

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë rrëmbimin e gazetares amerikane Shelly Kittleson në Bagdad.

Sipas zyrtarëve, hetimet janë duke vazhduar ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë të saj.

Organizata Al-Monitor ka konfirmuar që ditën e djeshme rrëmbimin e gazetares amerikane në Bagdad, duke kërkuar lirimin e saj të menjëhershëm dhe të sigurt.

Në një deklaratë zyrtare, organizata u shpreh “thellësisht e alarmuar” për incidentin, duke theksuar rëndësinë e punës së Kittleson në raportimin nga rajoni.

“Ne bëjmë thirrje për lirimin e saj të sigurt dhe të menjëhershëm… dhe për kthimin e saj të shpejtë për të vazhduar punën e saj të rëndësishme”, thuhet në reagim.

Autoritetet irakiane bëjnë të ditur se forcat e sigurisë kanë nisur një operacion për të identifikuar autorët dhe për të siguruar lirimin e gazetares sa më shpejt të jetë e mundur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›