“Do të bënim shumë para”/ Trump e pranon: Po të ishte për mua do ta vazhdoja luftën, por…

Donald Trump ka folur për gazetarët rreth luftës në Iran gjatë një aktiviteti me fëmijët në Shtëpinë e Bardhë me rastin e Pashkëve.
I pyetur rreth propozimeve të mundshme për armëpushim, për të cilat është raportuar sot, presidenti i SHBA u shpreh: Nuk është mjaftueshëm mirë, por është një hap shumë i rëndësishëm përpara.
Ai shtoi se, nëse do të varej prej tij, ai do ta vazhdonte luftën për të marrë naftën e Iranit.
“Po të ishte në dorën time, do ta merrja naftën, do ta mbaja naftën; do të bënim shumë para”, tha ai.
Megjithatë, ai shtoi se populli amerikan dëshiron që lufta të përfundojë dhe ai dëshiron t’i bëjë ata “të lumtur”.
Presidenti amerikan u pyet gjithashtu se si janë dy pilotët amerikanë të shpëtuar nga Irani, për të cilët tha se “janë mirë”.
Sipas tij, lufta mund të përfundojë “shumë shpejt”, nëse qeveria iraniane bën „atë që duhet të bëjë“.
Në një moment, duke iu referuar Britanisë së Madhe, siç duket për Kryeministrin Keir Starmer, Trump tha: Nuk duam një tjetër Neville Chamberlain, apo jo?
Chamberlain ishte kryeministri i Luftës së Dytë Botërore, i cili u zëvendësua nga Winston Churchill dhe mbahet mend kryesisht për politikën e tij të lëshimeve (paqëtimit) ndaj Gjermanisë naziste përpara fillimit të luftës.