E Hënë, 2 Nëntor 2026

Do udhëtojë drejt Gjermanisë, pranohet kërkesa e Berishës për të mos u paraqitur në SPAK më 3 shkurt

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka pranuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës, për të mos u paraqitur të hënën e 3 shkurtit në SPAK.

Kërkesa është bërë për shkak të një udhëtimi në Gjermani të Berishës.

Ai pritet të bëjë takime me demokratët në Gjermani.

Apeli i GJKKO caktoi më 3 Janar “Detyrim paraqitje” ndaj ish-kryeministrit të vendit.

Për rrjedhojë Berisha do të duhet që të paraqitet në SPAK dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›