E Diel, 1 Nëntor 2026

Dogana bllokon 1,5 tonë çokollata

TIRANË, 5 mars /ATSH/ Drejtoria e Antikontrabandës njoftoi sot se ka bllokuar një mjet të ngarkuar me 1,5 tonë çokollata, i cili kaloi në Degën Doganore të Kapshticës pa kryer deklarim doganor dhe pa pasur asnjë dokumentacion mbi produktin, që mund të hidhej në treg të lirë.

Pas kontrollit të plotë të mjetit, u konstatua se malli ndodhej në 566 kuti me çokollata, rreth 1500 kilogramë, që tentuan të futeshin në treg.

Organet hetimore doganore po vazhdojnë punën për procedimin penal në organet kompetente.

1 nga 2

/m.q/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›