E Diel, 1 Nëntor 2026

Dogji me benzinë të dashurin, Apeli rikthen për gjykim dosjen e Marjeta Karajt dhe djalit të saj

Apeli prishi vendimin e Shkallës së Parë për Marjeta Karajn. Kjo e fundit ishte dënuar me 22 vjet burg për djegien me benzinë të Menduh Kurtdedës në 2017, pasi viktima i kishte 10 mijë euro borxh.

Bashkëpunëtor në krim sipas Prokurorisë, ka qenë edhe i biri i Marjetës, Besmir Karaj, i dënuar me 25 vjet heqje lirie.

Apeli vendosi rigjykimin e çështjes në Shkallë të Parë, me një tjetër trupë. Ky vendim u mor pasi Gjykata Penale kishte rënduar akuzën nga vrasje me dashje, në vrasje në rrethana cilësuese.

Gruaja bashkë me djalin e saj dhe një tjetër person, po ashtu i dënuar, dogjën Menduh Kurtdedën në zonën e Dajtit duke i shkaktuar vdekjen./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›