Dojaka: Izraeli do të kundërpërgjigjej pas sulmit terrorist të Hamasit

Kryetari i Komunitetit Hebre në Shqipëri, Amos Dojaka, deklaroi në emisionin “3D nga Alban Dudushi” se që nga fillimi i kësaj lufte ishte pozicion i vështirë i Izraelit dhe nuk kishte asnjë lloji dyshimi që do i përgjigjej këtij provokacioni i terroristëve të Hamasit.
“Njerëzit ishin duke festuar dhe ishte ditë pushimi dhe ditë feste. Familjarët ishin nëpër shtëpi duke festuar me miqtë e vetë dhe papritur ndodhi ky sulm i organizatës terroriste të Hamasit duke i gjetur të papërgatitur dhe ndodhi ajo që ndodhi” tha ai.
Ndaj një provokacioni të tillë, vazhdon Dojaka, Izraeli do ti përgjigjej ashpër.
“Pas sulmit kishim më shumë se 1700 njerëz të pafajshëm të vrarë ku mbi 500-600 ushtar të vrarë. Izraeli nuk flet për ushtarët e vrarë sepse detyra e tyre është të mbrojnë shtetin e izraelit. Izraeli është shumë sensitive duke mbrojtur popullatën e tij ndaj ishte shumë e qartë që Izraeli do ti përgjigjej këtij sulmi terroristë. Është një rregull i pa shkruar në Izrael që për çdo hebre në botë , gjallë apo vdekur, duhet të kthehet në tokën e Izraelit” tha Kryetari i Komunitetit Hebre në Shqipëri, Amos Dojaka .
/rtsh.al/