E Martë, 3 Nëntor 2026

Dojaka: Pse Hamasi fshihet pas pamjeve të grave dhe fëmijëve palestineze?

Konflikti në Gaza është diskutuar mbrëmjen e kësaj të marte (28 maj) në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH. Amos Dojaka, kryetar i komunitetit izraelit ne Shqipëri, tha se Hamasi fshihet pas pamjeve dhe grave palestineze, në një përpjekje për t’u shkrirë me popullsinë civile.

Sipas tij, nuk ka interes për të vazhduar luftën, por shtoi se megjithatë konflikti nuk mund të mbarojë sa kohë që Hamasi vijon të ekzistojë.

“Ne shohim në përpjekjet mes Hamasit dhe IDF, gjithmonë ka pamje ushtarë dhe fëmijë, ushtarë dhe gra. Po këta që sulmojnë ku janë? Pse nuk qëndrojnë? A sulmuan, a vranë, a rrëmbyen, a masakruan, ku janë? Pse fshihen pas pamjeve të këtyre fëmijëve, grave, njerëzve të pafajshëm.

Asnjë nuk ka interes të vazhdojë kjo luftë, por nuk mund të mbarojë duke patur organizatën terroriste Hamas mbi krye dhe Iranin. Nga ana e popullatës është mbështetje 100% për Izraelin. Aleatët ndodhen në pozicion të vështirë sepse edhe brenda vendeve të tyre kanë dhe ata një presion”, u shpreh ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›