E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dollari nuk ndryshon në raport me lekun që ka forcuar pozitat me valutat e tjera

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën dollari amerikan nuk ndryshoi në raport me lekun, i cili forcoi sot pozitat kundrejt valutave të tjera. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 92.49 lekë në të njëjtën vlerë sa një ditë më parë. Monedha e përbashkët europiane, këmbehet me 98.19 lekë ose 0,02 lekë më pak. Në pozita të trendit rënës në këmbim me lekun, paraqiten sot edhe paundi britanik dhe franga zvicerane. Monedha britanike këmbehet me 117.86 lekë ose 0.59 lekë më pak dhe franga zvicerane  këmbehet me 104.75 lekë ose 0.04 lekë, më pak se ditën e martë.
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 92.49 0.00
Euro EUR 98.19 -0.02
Poundi Britanik GBP 117.86 -0.59
Franga Zvicerane CHF 104.75 -0.04
Jeni Japonez (100) JPY 59.69 -0.33
Dollari Australian AUD 60.34 -0.11
Dollari Kanadez CAD 66.27 +0.03
Korona Suedeze SEK 8.48 0.00
Korona Norvegjeze NOK 8.35 0.00
Korona Daneze DKK 13.17 +0.01
SDR SDR 121.89 -0.26
Ari(OZ 1) XAU 241373.02 +1,736.98
Argjend(OZ 1) XAG 2860.97 +62.89
Juani Kinez (onshore) CNY 12.83 +0.05
Juani Kinez (offshore) CNH 12.81 +0.06
Lira Turke TRY 2.71 +0.02

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›