Domi: Demokratët po fitojnë terren në Senat, rezultatet deri tani konfirmojnë sondazhet

schedule03:47 - 4 Nëntor, 2026
Rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve në SHBA po konfirmojnë pritshmëritë e sondazheve, me demokratët që po shënojnë fitore në disa gara të rëndësishme për Senatin amerikan.
Për analistin politik Ruel Domi garat në Michigan dhe Texas ishin vendimtare për balancat politike. Për ABC Neës Domi tha se edhe në Texas, një shtet tradicionalisht republikan, demokratët mund të sigurojnë një përfaqësues në Senat.
“Rezultatet deri më tani po konfirmojnë sondazhet, demokratët po fitojnë Senatin. Gara në Micigan dhe në Texas, ishin dy gara vendimtare. Texas e ka një senator republikan, por me gjasë tanimë do të ketë edhe një senator demokrat. Në Georgia është zgjedhur senatorja e parë amerikanë grua demokrate. Deri më tani jemi në shifrat 45 me 35 për demokratët në Senat. Nga rezultatet deri më tani konfirmohen sondazhet”, u shpreh ai, ndërsa theksoi se këto zgjedhje të mesmandatit kanë rëndësi për atë cfarë do të ndodhë pas dy vitesh në SHBA./ abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

