Trump u bën thirrje votuesve: Nëse jeni në radhë, qëndroni aty!
Sondazh
Loading ...

schedule02:38 - 4 Nëntor, 2026
Donald Trump ka publikuar një video të shkurtër në faqen e republikanëve në platformën X, përmes së cilës u bën thirrje votuesve që ndodhen në radhë për të votuar që të mos largohen, edhe nëse qendrat e votimit mbyllen.
“Përshëndetje republikanë! Gjithçka po shkon shumë mirë. Nëse jeni në radhë, qëndroni aty”, shprehet Trump në video.
Sipas rregullave zgjedhore në shtetet përkatëse, votuesit që ndodhen në radhë në momentin e mbylljes së qendrave të votimit kanë të drejtë të votojnë, edhe nëse duhet të presin derisa t’u vijë radha.
“Ne do të fitojmë me rezultat të thellë”, shton Trump.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

