“Gara ishte e vështirë”, Hoxhaj: Shqiptari Hysenaj kandidoi për Senatin amerikan, përballë një figure të njohur demokrate

schedule03:31 - 4 Nëntor, 2026
Shqiptari Diamant Hysenaj është pjesë e garës elektorale për Senatin amerikan, në një përballje që, sipas ekspertit Andi Hoxhaj, përbën një eksperiencë të rëndësishme në rrugëtimin e tij politik.
Ndërsa komentoi kandidaturën e tij në një lidhje LIVE në ABC News, mbi procesin zgjedhor të mesmandatit në SHBA, Hoxhaj e përgëzoi Hysenajn për fushatën e zhvilluar, duke theksuar se përballë tij ndodhej një figurë e njohur e Partisë Demokratike, Alexandria Ocasio-Cortez.
“E përgëzoj për fushatën që ka marrë, është eksperiencë e jashtëzakonshme politike.Kandidatja që kishte përballë Cortez, një nga figurat kryesore e partisë demokratike, po synon të bëhet edhe Presidente. Për Diamantin është një eksperiencë positive dhe përballë Cortez është një garë e vështirë” u shpreh ai./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

