E Premte, 6 Nëntor 2026

Doni të mësoni një gjuhë të re, ja se si t’ia bëni vetes më të thjeshtë

Sipas studiuesve të gjuhësisë në Universitetin e Lancaster-it, të mësuarit e një gjuhe të re nuk kërkon vetëm memorizimin e fjalëve dhe rregullave gramatikore. Truri mëson shumë edhe duke dëgjuar, vëzhguar dhe dalluar modelet që përsëriten në komunikimin e përditshëm.

Ja 5 këshillat kryesore:

1. Mëso çdo ditë nga pak. Më mirë 20–30 minuta çdo ditë sesa disa orë vetëm një herë në javë. Përsëritja ndihmon kujtesën.

2. Dëgjo sa më shumë gjuhën. Shiko filma, video, lajme dhe dëgjo biseda në gjuhën që dëshiron të mësosh. Truri fillon të dallojë fjalët, tingujt dhe strukturat.

Reklamë

3. Mos mëso vetëm fjalë të veçuara. Mësoji brenda fjalive dhe situatave reale, sepse kështu kupton edhe si përdoren.

4. Fillo të flasësh sa më shpejt. Mos prit derisa të dish gramatikën në mënyrë perfekte. Gabimet janë pjesë e procesit të të mësuarit.

5. Përdor teknologjinë, por mos hiq dorë nga komunikimi me njerëzit. Aplikacionet dhe inteligjenca artificiale mund të të ndihmojnë me ushtrime dhe korrigjime, por bisedat me njerëz të vërtetë janë të pazëvendësueshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›