Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë Thanë, IKMT nis prishjen e 9 objekteve një dhe dykatëshe

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon prishjen e 9 objekteve një dhe dykatëshe, që preken nga projekti për zgjerimin e segmentit rrugor Dalje Elbasan–Përrenjas–Qafë Thanë.
Aksioni po zhvillohet me kërkesë të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), në kuadër të fazës së gjashtë të projektit infrastrukturor. Sipas IKMT-së, objektet që po prishen kanë funksione banimi dhe shërbimi, ndërsa ndërhyrja synon t'i hapë rrugë vijimit të punimeve për zgjerimin e aksit rrugor.
IKMT bën të ditur se prishjet po kryhen për të mundësuar zhvillimin e punimeve pa pengesa dhe pa humbur kohë.

